Gati

Futboll

Gati

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:20
Zlatan Ibrahimoviç

Në derbin e Milanos, Milan u mposht nga Inter me shifrat e thella 5-1 jo shumë kohë më parë.

Pas kësaj sfide, në kampin stërvitor të kuqezinjve ditën tjetër u shfaq Zlatan Ibrahimoviç.

Suedezi ishte atje për të folur me ish-trajnerin dhe ish-shokët e skuadrës, për t’i frymëzuar dhe për t’i ngritur moralin.

Ibra e ka shprehur shpesh herë se dashuria e tij për këtë klub është e madhe, dhe së fundmi “Calciomercato” paralajmëron për një rikthim të Zlatan te Milan.

Ibra pritet të marrë një propozim për rolin e menaxherit të ekipit.

Në raportimin përkatës thuhet se presidenti i Milanit, Cardinale, dëshiron të rikthejë në skuadër Ibrahimovic, i cili u largua nga futbolli aktiv verën e kaluar, për të punuar me trajnerin e skuadrës, Stefano Pioli në lidhje me gjendjen psikologjike të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat