Roberto De Xerbi mund të jetë trajneri i ardhshëm i “Los Blancos”

Futboll

Roberto De Xerbi mund të jetë trajneri i ardhshëm i “Los Blancos”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 15:59
Roberto De Xerbi

Roberto de Xerbi mund të zëvendësojë Karlo Ançelotin si trajner i Realit të Madridit pas lagimit e italianit. E ardhmja e Ançelotit ka nisur të lëkundet pas humbjes në derbi 3-1 me Atletiko Madrid.

Disa emra janë përmendur për marrjen e stafetës në 2024 dhe emri më i kuotuar është ai i Ksavi Alonsos, i cili po bën një punë shumë të mirë me Bajer Leverkusen.

Mediat spanjolle zbulojnë se bashkë me Alonson po diskutohet edhe Roberto de Xerbi, një emër që si fillim e deklaroi radio spanjolle “Cadena Ser”. De Xerbi shkoi në Premier League pasi Graham Poter u largua drejt Çelsit dhe e drejtoi skuadrën në vendin e gjashtë në sezonin e kaluar duke i siguruar Brajton edhe pjesmarrjen në Ligën e Europës.

Brajton e ka nisur edhe sezonin aktual mirë duke fituar 5 nga 6 ndeshjet e para e duke mbajtur vendin e 3 momentalisht në Premier League. Ançeloti nga ana e tij e ka pranuar se do ishte i gëzuar që të shihte Alonson të kthehej nëe Madrid si trajner teksa italiani pritet të marrë drejtimin e Brazilit në fund të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat