Real Madridit i rikthehet fitoreve por jo edhe vendit të parë

Futboll

Real Madridit i rikthehet fitoreve por jo edhe vendit të parë

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 20:34
Pamje nga ndeshja

Real Madridit ka qetësuar veten pas humbjes të së dielës me rezultat 3:1 nga Atletico Madridi.

Madrilenët sonte shënuan fitore rutinore me rezultat 2:0 ndaj Las Palmasit, në takimin e javës së 7-të elitës së futbollit spanjoll.    

Diaz (45+2') e Joselu (54') shënuan për fitoren e Realit.

Girona kryeson me 19 pikë, pasojnë Reali 18,. Barcelona 17, Athletic Bilbao 16, ndërsa Las Palmas zë vendin e 17-të me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat