Rudi Garsia flet pas situatës me Osimhen

Futboll

Rudi Garsia flet pas situatës me Osimhen

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 12:14
Osimhen

Napoli u rikthye te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 4-1 skuadrën e Udinezes. Protagonist në këtë takim ishte edhe Viktor Osimhen, i cili ka qenë pjesë e disa situatave jo të këndshme me “axurrët”.

Sulmuesi nigerian shënoi në minutën e 39’ për të kaluar në avantazh të dyfishtë kampionët e Italisë.

Për këtë gjë foli dhe trajneri francez i Napolit, Rudi Garsia, i cili u ndal te një video që qarkulloi në “TikTok” të postuar nga vetë klubi “axurr”, duke u tallur me Osimhenin për penalltinë e humbur një javë më parë.

“Ne ishim shumë të acaruar pas barazimit kundër Bolonjës, më pas një video e çuditshme qarkulloi në rrjetet sociale, që nuk na ndihmoi aspak në dy ditët e fundit. Fola me Viktorin dhe e rëndësishme është që ta mbajmë atë të përqendruar te ndeshjet. Ai do të japë më të mirën e tij për Napolin”, përfundoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat