Feronikeli 1974 - Drita, formacionet zyrtare

Futboll

Feronikeli 1974 - Drita, formacionet zyrtare

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 14:39
Pamje nga një ndeshje

Feronikeli 1974 dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Xhengis Rexhepit vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe me rikthim në udhëtim te Liria dhe synon të vazhdoj me fitore edhe para tifozëve vendas.

Në anën tjetër, ekipi i Akis Vavalis mori një fitore të madhe në derbi ndaj Prishtinës dhe synimi i vetëm në këtë ndeshje janë tri pikët e radhës.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi; Musa, Haliti, Maliqi, Bardhoku, Bruqi, Avdyli; Rrahmani, Razack, Hajdari; Berisha;

Drita: Smakiqi; Bes. Krasniqi, Hajdini, Vitija, Thaqi; Broja, Jashari; Prapashtica, Baftiu, Ajzeraj; Ble. Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat