Zaniolo: Në Serie A vetëm taktikë!

Futboll

Zaniolo: Në Serie A vetëm taktikë!

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:23
Zaniolo

Pas eksperiencës së shkurtër në Turqi te Galatasaray, Nicolo Zaniolo iu bashkua këtë verë Aston Villas në Premier League. Italiani ka nisur të fitojë gjithnjë e më shumë minuta në skuadrën e trajnerit Unai Emery ndërsa së fundmi shprehet me siguri se për kualitetet e tij, futbolli anglez i përshtatet më shumë se ai italian ku mendohet më shumë për aspektin difensiv.

“Ishte një verë pak e çuditshme për mua, sepse fillimisht te Galatasaray më lajmëruan se isha pjesë e projektit dhe se do të luaja në Champions League. Por, më pas ishte Monchi që më telefonoi dhe më foli për mundësinë e kalimit te Aston Villa.

Nuk e mendova dy herë sepse e konsideroj si një mundësi të madhe të luajturit në Premier League.

Edhe te Galatasaray e kuptuan që Aston Villa ishte një shans për mua dhe kështu u transferova në Angli.

Këtu mund të them me siguri se infrastruktura është më e zhvilluar se në Itali dhe është një tjetër futboll.

Në Itali ka më shumë taktikë, studim të kundërshtarit ndërsa në Angli luhet një futboll më dinamik.

Për karakteristikat e mia mendoj se futbolli anglez më përshtatet më shumë se ai italian.

Sapo mbërrita këtu e kuptova menjëherë rëndësinë dhe historinë e një klubi si Premier League dhe ula kokën për të punuar”, u shpreh Zaniolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat