Arsenal pa 4 titullarët e dëmtuar

Futboll

Arsenal pa 4 titullarët e dëmtuar

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:22
Mikel Arteta

Trajneri Mikel Arteta nuk do të ketë në dispozicion të paktën 4 titullarë në ndeshjen që Arsenal do të zhvillojë të shtunën ndaj Bournemouth, sfidë e vlefshme për Premier League. Është vetë trajneri ai që konfirmoi mungesat.

Mikel Arteta konfirmoi se Declan Rice, Gabriel Martinelli, Leandro Trossard dhe Bukayo Saka nuk janë stërvitur që nga derbi i Londrës veriore të fundjavës së kaluar kundër Tottenhamit (barazim 2-2).

Kësaj liste i shtohen edhe mungesat e Thomas Partey, Jurrien Timber dhe Fabio Vieira. Kjo do të thotë se trajneri duhet të ndërtojë sërish një ekip të ri, siç bëri të mërkurën, kur fitoi 1-0 ndaj Brentford në Kupë.

“Kemi disa mungesa.

Duhet të shohim përpara dhe të përshtatemi me situatën sepse ky është një numër i madh dëmtimesh. Do të përpiqemi të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm për të arritur fitoren dhe 3 pikët”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat