Kush është Alexis Beka Beka, futbollisti i Nice që kërcënon t’i japë fund jetës nga një urë në Francë

Futboll

Kush është Alexis Beka Beka, futbollisti i Nice që kërcënon t’i japë fund jetës nga një urë në Francë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:30
Alexis Beka Beka

Një kërcënim që është marrë seriozisht nga autoritetet franceze dhe se po bën bujë si lajm nëpër rrjetet sociale.

Lojtari 22-vjeçar i klubit francez të Nice, Alexis Beka Beka, është duke kërcënuar se do të hidhet nga viadukti Magnan në A8, në Nice.

Lojtari i cili ndodhet 100 metra nga toka është ndalur në korisnë e emergjencës dhe realisht rrezikon të humbasë jetën. Sipas informacioneve nga mediat vendase, autoritetet tashmë janë në vendngjarje për të tentuar të bindin sportistin që të mos ndërmarrë veprime të nxituara.

Ndërkohë që pas kësaj ngjarje u krijua një bllokim trafiku prej 5 kilometrash, klubi i 22-vjeçarit OGC Nice ka njoftuar tashmë anulimin e të gjitha njoftimeve të shtypit të planifikuar për këtë të premte për shkak të këtij incidenti.

Kush është Aleksis Beka Beka

I lindur në Paris më 28 mars 2001 nga prindër me origjinë kongoleze, Alexis Beka Bela ka luajtur si mesfushor mbrojtës me OGC Nice që nga 1 gushti 2022. Më 25 gusht 2001, ai shënoi golin e tij të parë me Nice në kohën shtesë të Play-off i Ligës së Konferencës kundër Maccabi Tel-Aviv. Një gol që lejoi ekipin e tij të kualifikohej në finalen e kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat