Burnley në krye, lë pas Arsenalin e Tottenhamin

Futboll

Burnley në krye, lë pas Arsenalin e Tottenhamin

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 13:51
Burnely

Kampionati anglez konsiderohet si më i forti në botë, me Premier League që çdo edicion dhuron emocione të jashtëzakonshme. Megjithatë, ndonëse është e vështirë që të gjesh vend në formacionin e skuadrave elitare të Anglisë, klubet besojnë edhe tek elementet e rinj.

Burnley është skuadra që ka moshën mesatare më të vogël sa u takon lojtarëve titullarë. Mosha mesatare e skuadrës që drejtohet nga Vincent Kompany është 24 vjeç e 147 ditë.

Pas The Clarets skuadra e dytë nga Premier League që u beson të rinjve është Arsenali. Një traditë e vjetër që vijon të respektohet. Nënkampionët e Anglisë kanë moshën mestare 24 vjeç e 224 ditë.

Gunners, edicionin e shkuar e humbën titullin vetëm në javët e fundit, ndërsa dhe këtë edicion ndodhen mes ekipeve pretendente. Dhe kanë si objektiv rikthimin te titulli. Trofe që mungon prej vitit 2004.

Në vendin e tretë të kësaj renditjeje të veçantë ndodhet Tottenhami. Mosha mesatare e formacionit të “Spurs” është 24 vjeç e 329 ditë. Skuadra nga Londra gjithashtu u beson talenteve të rinj.

Pesëshja e parë mbyllet me Chelsean që ka moshën mesatare të lojtarëve titullarë 24 vjeç e 359 ditë. Dhe Bournemouth me formacion mesatar 25 vjeç e 216 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat