Pioli: Lazio është një kundërshtar i vështirë

Futboll

Pioli: Lazio është një kundërshtar i vështirë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:25
Pioli

Trajneri  i “kuqezinjve” të Milan, Stefano Pioli duket e ka hedhur “pas krahëve”, humbjen me “manita” në “derbin e Madoninës” ndaj “zikaltërve” të Inter, me këta të fundit që i mundën rivalët e Milanos, me rezultatin e thellë, 5 me 1.

Në prag të sfidës, të së shtunës, ndaj “shqiponjave” të Lazio,

Pioli është shprehur se pavarësisht humbjes në derbi, nuk i sheh rivalët historikë, si pretendentët për titullin kampion, por një tjetër “gjigand” të Serie A.

“Statistikat janë pjesë e të shkuarës dhe nuk do të merremi me to. Në fund të majit do të shohim se kush është skuadra më e fortë, por unë shoh Juventus si favorit, që nuk ka kupa dhe do të përqendrojë të gjithë forcën te kampionati”,- u shpreh tekniku italian.

Më tej, Pioli foli dhe për sfidën e nesërme ndaj Lazio, ku do të përqëndrohen maksimalisht për të arritur fitoren, si dhe tregoi më shumë edhe për përgatitjet e kryera, për sfidën e së mërkurës, në Champions League, ndaj Borussia Dortmund.

“Lazio është një kundërshtar i vështirë, por humbja në derbi na ka bërë që të hyjmë në fushë me përqendrim maksimal. Na presin dy ndeshje shumë të komplikuara, pasi të mërkurën do të luajmë në Gjermani ndaj Dortmundit, por jemi përgatitur të marrim maksimumin”,- tha tekniku 57-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat