Bexheti: Më zgjedhjen e Dukës në postin numër dy të UEFA-s, Ceferin ka fituar një bashkëpunëtor të devotshëm

Futboll

Bexheti: Më zgjedhjen e Dukës në postin numër dy të UEFA-s, Ceferin ka fituar një bashkëpunëtor të devotshëm

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 29 shtator 2023 Në ora: 19:05
Bexheti

Zgjedhja e Armand Dukës në postin e zëvendës presidentit të UEFA-s ka entuziazmuar punëtorët sportiv dhe jo vetëm në të gjitha trojet shqiptare, të  cilët edhe e kanë uruar në mënyra të ndryshme.

Një urim i veçantë vinë edhe nga  nënkryetari i pare shqiptar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut,  zotëri Rexhep Bexheti, i  cili në periudhën 2002 – 2009 ka  pasur bashkëpunim të ngushtë me presidentin e FSHF-së Armand Duka.

“Fillimisht dua të përgëzoj presidentin e FSHF-s Armand Duka për postin zëvendës president i Federatës Evropiane të Futbollit UEFA. Dua të them se deri në këtë post  ai ka arritur me punë të palodhshme gjithmonë duke kontribuar  në ngritjen e cilësisë së futbollit shqiptar në veçanti dhe atij gjithëkombëtar.

Ai ka mbajtur lidhje të  ngushta me Federatën e Kosovës dhe at të RMV-së. Kjo mund të dëshmohet edhe me ngritjen dhe zhvillimin e infrastrukturës sportive në disa qendra të qyteteve shqiptare, ngritjen e cilësisë së futbollit duke krijuar kushte adekuate për  punë. Inkuadrimi në Kombëtaren  shqiptare  të  gjithë futbollistëve  shqiptar që veprojnë në diasporë  dhe jo vetëm.

Krejt kjo punën e FSHF-s në drejtimin e Armand Dukës rezultoi suksesi historik kualifikimi në “Euro 2016” që u mbajt në Francë dhe sukseset e fundit ku Shqipëria është shumë pranë kualifikimit në “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani, organizimi i evropianit për grup-moshat U-17 dhe disa të arritura tjera vetëm dëshmojnë kontributin e presidentit Duka në ngritjen e cilësisë së futbollit shqiptar.

Më zgjedhjen e Dukës në postin numër dy të UEFA-s, presidenti Aleksandër Ceferin, ka fituar një bashkëpunëtor të devotshëm  dhe të sinqertë i cili gjithë jetën ia ka kushtuar futbollit. Urime president”.  shkruan Rexhep Bexheti ish kryetar i Këshillit koordinues për klubet futbollit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe nënkryetari i parë shqiptarë i FFM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat