SVG Neuss - Weissenberg përballet me Kosovën e Dusseldorfit

Futboll

SVG Neuss - Weissenberg përballet me Kosovën e Dusseldorfit

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 19:26
Kosova e Dusseldorfit

Kosovën e Dusseldorfit synon të ruajë serinë e rezultateve fantastike në Bezirksliga.

Klubi kuqezi nga 21 pikë të mundshme ka fituar 19 gjithsej për 7 javë të zhvilluara.

Ka një bilanc të shkëlqyeshëm, 6 fitore e 1 barazim, duke u renditur në vend të dytë me 19 pikë sa ka edhe lideri SG Benrath-Hassels. 

Një kundërshtar i vështirë por Kosova është favorit për fitore,

"Këtë të diele me fillim nga ora 15:00 ekipi ynë zhvillon ndeshjen e radhës kundër SVG Neuss-Weissenberg.

SVG Neuss – Weissenberg përballet me Kosovën e Dusseldorfit!

“Ekipi kundërshtar nga shtatë ndeshjet e zhvilluara numëron 6 pikë me 3 humbje 3 barazime dhe 1 fitore ku gjendet në vendin e 13 në tabelë.

Ndërsa ekipi ynë do jep gjithçka që të dal me tre pikë edhe nga kjo ndeshje.

Andaj ju bëjmë thirrje ta përkrahni ekipin edhe në këtë ndeshje,ju mirëpresim .Adresa:Am Wald 130 40599 Düsseldorf”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat