Arabët do të blejnë edhe arbitrat anglezë

Futboll

Arabët do të blejnë edhe arbitrat anglezë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:10
Ronaldo

Arabia Saudite do të përpiqet të tundojë gjyqtarët e Premier Ligës për të punuar në kampionatin e tyre, ndërsa ata vazhdojnë të investojnë në futbollin vendës pas një fushate agresive në merkato ku afruan një numër të konsiderueshëm yjesh të futbollit europian.

Liga Pro Saudite tërhoqi emra të mëdhenj futbolli gjatë merkatos së verës, si Nejmar, Benzema, Kante, por edhe trajnerë të njohur si Nuno Espirito Santo apo Stiven Xherrard. Por sipas “The Times”, edhe gjyqtarët e Premier Ligës do të vendosen në shenjestër të autoriteteve saudite të futbollit si hapin e radhës për të përmirësuar nivelin e kampionatit të tyre. Gjyqtarët ndërkombëtarë janë përdorur nga Liga Saudite për ndeshje të jashtëzakonshme, me arbitra që vijnë nga Zelanda e Re, Paraguai dhe Argjentina për të gjykuar ndeshjet.

Por Liga Pro Saudite po mendon të ofrojë kontrata gjatë sezonit për zyrtarët më të lartë, në një lëvizje që mund të shkaktojë alarm për ligat kryesore të Europës për një largim masiv të mundshëm të talenteve.

Ashtu siç ka bërë me futbollistët, arabët mund të jenë në gjendje të tërheqin arbitrat anglezë prej pagave të pakonkurrueshme që ofrojnë. Ndërsa një gjyqtar i Premier Ligës mund të fitojë mes 120.000 dhe 300.000 paund duke gjykuar në Premier Ligë, liga saudite mendohet të jetë në gjendje të ofrojë shumë më tepër se kaq.

Në prill, gjyqtari i Premier Ligës, Majkëll Oliver, u pagua me 3.000 £ për të gjykuar një ndeshje mes Al-Hilalit dhe skuadrës së Kristiano Ronaldos, Al-Nasr, duke arbitruar për herë të parë një ndeshje të një kampionati vendës jashtë Anglisë. Në Riad ai udhëtoi edhe me biznes klas dhe u pagua me dyfishin e tarifës që fiton nga gjykimi i një ndeshjeje të Premier Ligës.

Standardi i arbitrave në Arabi është vënë më herët në dyshim nga ish-arbitri i Premier Ligës, Mark Klatenburg, i cili ishte disenjatori i tyre në vitet 2017-2018, por u largua pas standardeve të ulëta që gjeti në këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat