Simons: Neymar ka qenë si baba për mua te Barça

Futboll

Simons: Neymar ka qenë si baba për mua te Barça

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:13
Neymar

Sulmuesi i RB Leipzig, Xavi Simons ka zbuluar së fundmi detaje të veçanta të marrëdhënies së tij me Neymar.

Në një intervistë të dhënë për mediet gjermane, Simons u shpreh se ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Neymar kur ishte pjesë e klubit të Barcelonës, ndërsa shtoi se kur ishte i vogël ëndërronte të luante në një skuadër me brazilianin, ëndërr të cilën e realizoi te Paris Saint-Germain.

“Nuk është e lehtë për një lojtar të ri të bashkohet me një ekip të madh, me idhujt e vet dhe yjet e tij të mëdhenj. Ai (Neymar) më njihte te Barcelona dhe ishte si një baba për mua atje.

Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij. Ishte një ëndërr e madhe të luaja me idhullin tim dhe ai është ende një person i rëndësishëm për mua”-deklaroi Simons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat