Ter Stegen: Iu gëzohemi shumë tri pikëve

Futboll

Ter Stegen: Iu gëzohemi shumë tri pikëve

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:16
Ter Stegen

Ter Stegen (31 vjeç) e shpagoi veten kundër Sevilla për gabimet e tij në Mallorca. Kapiteni i Barçës bëri disa pritje të mira kundër skuadrës analuziane dhe rifitoi ndjesitë e tij të mira në “Estadi Olímpic Lluís Companys”. Portieri gjerman foli për mikrofonat e “Movistar +” pas fitores së mbrëmshme 1-0 ndeshjes dhe theksoi qëndrimin pozitiv të skuadrës.

Ai vlerësoi punën dhe sakrificën e shokëve të tij në fitoren ndaj Sevilla: “Kemi shumë ndeshje përpara nesh, na u desh të përmirësoheshim në mbrojtje, po ashtu edhe unë. Të gjithë janë pjesë e ekipit, jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe mbajtjen e paprekur të portës në këtë ndeshje. Sikurse e keni parë, kemi ekip konkurrues dhe që luan fort, prandaj jam krenar”.

Gjermani, po ashtu ka rrëfyer se edhe pse pati disa raste, zhbllokimi i Barçës erdhi me fat: “Patëm disa raste për gol në pjesën e parë, pastaj u krijua lodhja dhe u gjendëm në vështirësi finalizimi. Ishim me fat te (auto)goli, që na dha fitoren e çmuar. Jemi shumë të kënaqur me tri pikët”.

Kapiteni i Barcelonës ndau mikrofonin me një mikun e tij, Rakitic. Ata bënë shaka për pritjen e portierit gjermanit karshi “predhës” së kroatit: “Sapo folëm, i thashë të gjuante, në fund nuk shënoi dot. Gjithsesi, nuk ishte e lehtë ta prisje të goditje të fortë të tij. Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me rezultatin, neve si ekip na duheshin tri pikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat