Pioli do suksesin

Futboll

Pioli do suksesin

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:06
Pioli

Lacio është skuadra kundër së cilës Milani ka barazuar më shumë ndeshje në Serinë A (59 nga 170 ndeshje, duke plotësuar tablonë 80 fitore të kuqezinjve dhe 31 fitore bardhëkaltër). Megjithatë, vetëm një barazim në 12 ndeshjet e fundit ndërmjet Lacios dhe “djallit” në Serinë A: 1-1 më 25 nëntor 2018, teksa bilancit plotësohet me 4 fitore nga romanët dhe 7 suksese kuqezi.

– “Djalli” ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Lacios në kampionat (1H), po aq sa në 10 ndeshjet e mëparshme (4 barazime e po aq humbje).

– Lacio ka mbajtur portën e paprekur në 1 nga 6 ndeshje e para në këtë kampionat, teksa në të gjithë sezonin e fundit të Serisë A bardhekaltrit kishin regjistruar 9 porta të pastra në 38 javë.

– Vetëm Roma (12) ka shënuar më shumë se Lacio (7) në gjashtë ndeshjet e para në këtë kampionat nëse marrim parasysh ekipet pas vendit të gjashtë,

– Që nga zbarkimi i tij në kryeqytet (nga 2016/’17), me Çiro Imobile në fushë, Lacio ka fituar 56% të ndeshjeve të saj në Serinë A, me një mesatare prej 1.9 pikë për ndeshje. Pa sulmuesin përqindja e sukseseve të Lacios në kampionat zbret në 33%, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje.

– Rafael Leao është përfshirë në dy gola në të dyja ndeshjet e kampionatit të kaluar kundër Lacios (një asit në “San Siro” në fazën e parë dhe një në “Olimpico” më 6 maj).

– Çiro Imobile ka qenë i përfshirë në 10 gola në 9 ndeshjet e tij të fundit kundër Milanit në kampionat (7 gola dhe dy asiste). Megjithatë, sulmuesi ka fituar vetëm tri nga 16 ndeshjet e tij kundër kuqezinjve në Serinë A (B4 H9). Kundër asnjë skuadre që ai nuk ka arritur më pak suksese në turne, duke luajtur të paktën 10 ndeshje.

– Luis Alberto ka shënuar 3 herë kundër Milanit në Serinë A. Vetëm kundër Fiorentinës (4) ai ka shënuar më shumë. Pas golit të tij në ndeshjen e fazës së parë kundër kuqezinjve në sezonin e kaluar, mesfushori mund të shënojë për të dytin sezon radhazi ndaj të njëjtit rival..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat