Ballkani - Llapi, formacionet zyrtare

Futboll

Ballkani - Llapi, formacionet zyrtare

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 14:07
Pamje nga një ndeshje

Ballkani dhe Llapi do të përballen në kuadër të xhiros së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Do të jetë një ndeshje derbi pasi dy skuadrat aktualisht janë në krye të Superligës me pikë të barabarta.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani para adhuruesve të vet pret Llapin në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive dhe ndeshja në Suharekë pritet të jetë jashtëzakonisht interesante.

Tanimë dy trajnerët, Ilir Daja dhe Tahir Batatina kanë zbuluar edhe emrat e futbollistëve që do ta nisin këtë ndeshje nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Jashanica, Dellova, Trashi, Zyba, Kuc, Ismajlgeci, Kryeziu, Gripshi, Hamidi.

Llapi: Avdyli, Bytyqi, Jashari, Bekteshi, Blakçorri, Krasniqi, Ramadani, Limani, Selimi, Cobian, Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat