Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë merr pamje

Futboll

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë merr pamje

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 18:32
Stadiumi ‘Liman Gegaj’

Stadiumi ‘Liman Gegaj’ në Malishevë ka marrë formë të mrekullueshme pas rinovimit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar pamjet nga Liman Gegaj i cili tanimë ka dy tribina, ku njëra nga to është me mbulojë.

Malisheva nuk ka luajtur në këtë stadium këtë edicion shkaku i rinovimit dhe së shpejti pritet të rikthehet në shtëpinë e saj.

"Finalizohet një tjetër fushë me standardet më të larta.

Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë tashmë në gjendje të shkëlqyeshme.

Vazhdojmë nga projekti në projekt duke e përmirësuar infrastrukturën e futbollit në çdo cep të vendit", njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat