Besa vazhdon shkëlqimin në Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Besa vazhdon shkëlqimin në Maqedoninë e Veriut 

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:54
Pamje nga ndeshja Karaiorman - Besa

Besa e Dobërdollit është shkëputur në krye të tabelës së Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Besa ka triumfuar si mysafir me rezultat 2:0 ndaj Karaormanit.

Golashënues janë Beluli në minutën e 6-të dhe Taipi në atë të 81-tën.

Skopje me golin e Idriz Osmanoviqit që shënoi në minutën e 53-të e mposhti Arsimin e Çegranit. 

Fitoren më bindëse sot e shënoi Detonit Plackovica me rezultat 7:0 ndaj Bashkimit nga Kumanova. Andrej Kudian, Jusuf Aliu dhe Slavço Janev shënuan nga dy gola, dhe një Kerim Wildan.

Besa kryeson me 18 pikë, pasojnë Pelisteri me 16, Detonit 16, Kozhuf 15, Ohrid 13, Teteksi 12 pikë etj. 

Java e 7-të

Bellasica – Ohrid 0:1
Detonit Plackovica – Bashkimi 7:0
Skopje – Arsimi 1:0
Kamenica Sasa – Pobeda 2:1
Karaormani – Besa 0:2
Kozhufi – Teteksi 3:4
Novaci – Osogova 1:2
Vardar Negotino – Pelisteri 0:1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat