Tottenham në minutën e 90+6 gjunjëzon LIverpoolin 

Futboll

Tottenham në minutën e 90+6 gjunjëzon LIverpoolin 

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 20:33
Pamje nga ndeshja

Tottenham në minutën e 90+6 la gjunjëzuar me rezultat 2:1 Liverpoolin, në takimin e javës së 7-të të Premier League.

Futbollisti Jones (direkt me karton të kuq) në minutën e 26-të e Diogo Jota (pas dy të verdhëve) në atë të 69-tën, u përjashtuan nga loja dhe mbetet Liverpooli me dy lojtarë me pak përplot 21 minuta.

Në minutën e 36-të Son Heung-Min shënoi për Tottenhamin por nuk zgjati shumë ky gëzim, pasi që Gakpo ka barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë. 

Në minutën e 90+6 Matip shënon autogol për fitoren e spursave.  

Manchester City kryeson me 18 pikë, pasojnë Tottenham me 17, Arsenali 17, Liverpool 16, Aston Villa 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat