Qazim Laçi shënon një tjetër gol në kampionat

Futboll

Qazim Laçi shënon një tjetër gol në kampionat

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 20:46
Qazim Laçi

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Qazim Laçi vijon të jetë protagonist në kampionatin çek.

Ai ka shënuar golin e avantazhin në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, të cilët janë edhe kundërshtarët e Ballkanit të Ilir Dajës në Ligën e Konferencës.

Pas një aksioni perfekt, ai godet drejt portës duke mposhtur gardianin Stanek 

Kështu ai përshëndet Silvinjon, duke treguar formën e mirë që po kalon pasi ‘finalja’ përballë Çekisë është shumë afër. Aktualisht ekipi i tij, Sparta e Pragës udhëheq me rezultatin 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat