Drita - Gjilani, derbi i madh! Vavalis kërkon fitore 

Futboll

Drita - Gjilani, derbi i madh! Vavalis kërkon fitore 

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 22:00
Akis Vavalis

Për dallim nga herët e kaluara, kësaj radhe derbi i madh i rivalëve të një qytetit, Drita – Gjilani, do të luhet nesër (15.00) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ky është derbi i madh i javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës, Akis Vavalis, kërkon fitore.

Vavalis theksoi rëndësinë e ndeshjes, të cilën e cilësoi të vështirë, por që shpreson që ta përmbyllin javën me fitoren e tretë.

"Po e mbyllim një javë garuese në derbi ndaj SC Gjilani. Jemi pas dy fitoreve, por nesër kemi një ndeshje të vështirë kundër SC Gjilanit, sepse në derbi nuk merren parasysh as përgatitjet fizike apo taktike.

Në ndeshje të tilla nuk duhet shumë përgatitje, por të japësh 100 apo 200% edhe pse kundërshtari ka pas një ditë më shumë pushim, por unë kam besim te djemtë.

Kundërshtari ka bërë ndryshime dhe prurje të reja, por unë jam shumë optimist për nesër sepse të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë dhe do të japin maksimumin", theksoi Vavalis.

Vavalis pret mbështetjen e tifozëve, për çka fitorja eventualë do të jetë e tyre.

"Edhe pse ndeshja e nesërme do të luhet në një teren neutral, shpresoj shumë edhe në përkrahjen e tifozëve si na kanë mbështetur gjithmonë, sepse këto ndeshje luhen edhe për tifozë dhe sigurisht që edhe fitorja do t'u takojë atyre", ka përfunduar Vavalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat