Monaco përmbys Marseillen

Futboll

Monaco përmbys Marseillen

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:21
Pamje nga ndeshja

Festival golash në stadiumin Luigji II në Monaco, në ndeshjen mes skuadrës vendase dhe Olimpikut të Marsejës, e mbyllur me rezultatin 3-2.

Dy herë kaloi në epërsi skuadra marsejeze, por ekipi nga Principta jo vetëm që ia doli të barazonte, por në fund festoi fitoren e katërt në shtatë javët e para, duke u ngjitur të paktën përkohësisht në krye të klasifikimit.

Ndiaye zhbllokoi takimin në favor të Marsejës pa u mbushur një minutë lojë pas pasimit të dhënë nga Aubameyang.

Akliouche ktheu ekuilibrin në rezultat në të tetën, por sërish shënuan miqtë me Gigot në minutën e 18-të.

Vetëm tri minuta më vonë, Balogun shënoi të dytin për Monacon.

Në pjesën e dytë vendësit u treguan më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse, po cinikë në sulm. Akliouche përfitoi nga një shpërqendrim i mbrojtjes mike, duke shënuar të dytin personal dhe të tretin për Monacon në minutën e 52-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat