Xherdan Shaqiri kontribuon me asistim në fitoren e Chicago Fire

Futboll

Xherdan Shaqiri kontribuon me asistim në fitoren e Chicago Fire

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:21
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka kontribuar në fitoren e sotme të Chicago Fire ndaj New York Red Bulls.

Ylli me prejardhje nga Kosova la gjurmë duke asistuar te goli i fitores.

Shaqiri asistoi për Georgios Koutsias, i cili shënoi në minutën e 64-t.

Chicago Fire e fitoi këtë përballje me rezultatin 0:1.

Për 31-vjeçarin ishte ky asistimi i tij i pestë në MLS, krahas tre golave që ka shënuar këtë sezon.

Chicago Fire është në pozitën e 11-të në tabelën e Konferencës Lindore, me 37 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat