Ten Hag: Jemi të zemëruar

Futboll

Ten Hag: Jemi të zemëruar

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:36
Ten Hag dhe Manchester Utd

Manchester United vazhdon të zhgënjejë. Crystal Palace befasoi skuadrën e Erik ten Hag, duke fituar 0-1 në “Old Trafford”. Humbja e katërt në shtatë javët e para për United, që korrespondon me nisjen më të dobët në histori për klubin në Premier League.

Tottenham, Arsenal, Brighton dhe tashmë Crystal Palace. United po vuan dhe po mposhtet, duke vendosur një rekorde negative. Vetëm 9 pikë dhe vendi i dhjetë në kampionat.

Trajneri Ten Hag nuk po arrin të kuptojë këtë që po ndodh me djemtë e tij, teksa u bën thirrje atyre që të nxjerrin mësime nga këto disfata të papranueshme.

“Është e thjeshtë pse humbëm: i lejuam Palace tri raste gjatë gjithë takimit, të tria nga goditjet standarte. Mendoj se i mbajtëm mirë pozicionet tona, pavarësisht se morëm vendime të gabuara.

Nuk zhvilluam ndeshjen tonë më të mirë. Natyrisht që jemi të zemëruar. Iu afruam shumë herë barazimit, por na mungoi cinizmi. Duhet të jemi më cinikë përpara portës kundërshtare.

Rezultatet nuk i ndryshojmë dot, por duhet të mësojmë nga këto humbje dhe të bëjmë më mirë në takimet e ardhshme”, u shpreh tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat