Lojtari i Shkupit: Nuanca do të vendosin fituesin

Futboll

Lojtari i Shkupit: Nuanca do të vendosin fituesin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:08
Darko Ilieski

Sot në stadiumin e Çairit luhet ndeshja e javës së 9-t, ku ekipi i Shkupit do të kërkojë të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive.

Në duelin e radhës Shkupi ka rival ekipin e Struga Trim Lum.

Qendërmbrojtësi shkupjan Darko Ilieski mes tjerash ka potencuar se nuanca do të vendosin në këtë përballje, por shpreson se në fund ekipi ynë do të arrijë të festojë.

“Pas disa ndeshjeve që kemi marrë rezultate pozitive, atmosfera në ekip është në nivelin më të lartë dhe me fitore të radhës duam që ta mbajmë këtë atmosferë.

Gjatë gjithë javës kemi punuar me intensitet të lartë, me të vetmin qëllim që të jemi sa më të përgatitur për ndeshjen e të dielës.

E njohim mjaftë mirë kundërshtarin tonë dhe duke u bazuar në këtë, mendoj se nuanca do të vendosin këtë përballje. Në fund shpresoj se do të festojmë së bashku me tifozët tanë”, ka thënë Ilieski.

Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë arbitri kërçovar, Aleksandar Grujoski. Kujtomë se në pesë takimet e fundit që kemi luajtur ndaj skuadrës së Strugës, kemi shënuar tri fitore dhe kemi dy humbje.

Ndeshja Shkupi –Struga luhet të dielën e 1 tetorit me fillim në ora 14:00, ndërsa transmetim të drejtpërdrejtë do të ketë në televizionin shtetërorë të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat