Postecoglou: Çfarë faji kemi ne të shkretët?

Futboll

Postecoglou: Çfarë faji kemi ne të shkretët?

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:43
Postecoglou në mes

Ange Postecoglou është një nga risitë më të bukura në Premier League.

Trajneri australian mori drejtimin e Tottenhamit gjatë verës. Dhe po zhvillon një punë fantastike në aventurën e tij të parë në kampionatin më të fortë në planet.

Edhe pse Spurs humbën shërbimet e kapitenit dhe goleadorit Harry Kane, skuadra londineze e ka nisur fort sezonin e ri në ishull.

Fitorja 2-1 kundër Liverpoolit ka ngjitur Tottenhamin në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pas se City kryesues. Ndërkohë që skuadra e Postecaglou nuk është thyer ende në shtatë javët e para ( bashkë me Arsenalin).

Triumfi me The Reds erdhi me fat, me VAR-in që anuloi padrejtësisht golin e Luis Diaz për ekipin e Jurgen Klopp. Me Liverpoolin që luajti me 9 futbollistë. Dhe u thye vetëm nga autogoli i Matip në shtesë.

“Nuk ishte e lehtë të luanim 11 kundër 9, pasi Liverpooli ishte shumë mirë. Ata kanë një mentalitet madhështor dhe janë gjithmonë të rrezikshëm në kundërsulme.

U përpoqëm t’i bënim gjërat individualisht, teksa në pjesën e dytë ishim më efektivë në presingun ndaj kundërshtarëve.

Gjykimi? Goli i anuluar i Luis Diaz nuk ishte vendimi im, por i arbitrit. Nëse arbitrat gabuan, atëherë jam i sigurt se do të shpjegohen.

E kuptoj që te Liverpooli janë të zemëruar, por situatat që ndodhën nuk kanë aspak lidhje me ne”, deklaroi trajneri i Tottenhamit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat