Shkupi lider i ri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Shkupi lider i ri i Kampionatit të Maqedonisë së Veriut 

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 15:55
Shkupi

Shkupi ka shfrytëzuar dështimin e Shkëndijës së Tetovës, kësisoj ka marrë pozitën e liderit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Struga Trim Lum, në derbin e javës së 9-të.

Kampioni në fuqi kthehet kokulur nga Shkupi.

Queven në minutën e 52-të shënoi për shkupjanët. 

Pas dhjetë minutave (62’) Georgievski u përjashtua me karton të kuq, duke lënë me një lojtar me pak Strugën.

Në minutën e 63-të, Trapanovski i Shkupit, ka dështuar nga penalltia.

Vosha thelloi fitoren 2:0 në fund të takimit

Shkupi kryeson me 18 pikë, duke lënë pas Shkëndija me 17, Sileksin 16, Struga TL 15 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat