Atletico mezi e mund Cadizin, nga 0:2 në 3:2

Futboll

Atletico mezi e mund Cadizin, nga 0:2 në 3:2

Nga: K. G. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Atletico Madridi me mund të madh ka arkëtuar tre pikë në duel me Cadizin, në takimin e javës së 8-të të kampionatit spanjoll. 

Ndeshje e  fortë e me pesë gola në Madrid.

Një Cadiz që gati bëri befasinë, udhëhoqi me 0:2 por humbi.

Për Atleticon shënuan Correa (32' e 66'), Molina (46') dhe për mysafirët realizuan Lucas Pires (12') e Marti (27'). 

Atletico është në vend të katërt me 16 pikë e Cadiz në të 12-tin me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat