Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

Futboll

Këto janë ndeshjet interesante që zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Gara më prestigjoze evropiane në futboll për klube, Liga e Kampionëve vazhdon këtë mesajavë me ndeshjet e raundit të dytë të fazës së grupeve.

Sot do të zhvillohen tetë ndeshje nga grupet A,B,C dhe D që sjellin ballafaqime tejet interesante.

Padyshim se sfida më interesante do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, aty ku ballafaqohen Napoli me Real Madridin në kuadër të grupit C.

Dy skuadra kanë nga tri pikë pas fitoreve në ndeshjet e parë dhe synojnë të bëjnë një hap tjetër të rëndësishëm drejt synimit për ta kaluar këtë fazë. Grupi A sjellë duelin e zjarrtë ndërmjet Manchester United dhe Galatasaray, kurse duel mjaftë interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Interti dhe Benfikës në grupin D.

Këto janë të gjitha ballafaqimet e ditës së martë:

Salsburg-Real Sociedad

Union Berlin-Braga

Kopenhag-Bayern Mynih

Inter-Benfika

Lens-Arsenal

Manchester United-Galatasaray

Napoli-Real Madrid

PSV-Sevilla

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat