​Pochettino i kënaqur me Armando Brojën

Futboll

​Pochettino i kënaqur me Armando Brojën

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 08:35
Trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino

Trajneri i Chelseat Mauricio Pochettino ka thënë se dyshja Mykhailo Mudryk dhe Armando Broja meritojnë të gjitha lavdatat pas paraqitjeve të tyre në fitoren 2-0 të Chelseat kundër Fulhamit .

Të dy lojtarët gjetën rrjetën në hapësirën prej 82 sekondash të pjesës së parë, ndërsa Chelsea mori fitoren e dytë radhazi, pas asaj në Carabao Cup.

"Për Mudryk, ai shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë, dhe për Armandon pas një periudhe të gjatë mungese, ai shënoi përsëri. Jam shumë i lumtur për ta, ata e meritojnë atë," tha Pochettino për faqen zyrtare të klubit.

Ai shtoi se lojtarëve të rinj të ardhur në skuadër iu nevojitet më shumë kohë për t’u përshtatur dhe se duhet pasur durim në lidhje me ta.

“Duhet të kuptojmë se të rinjtë kanë nevojë që të përshtaten. Është koha, të tregohemi të duruar, t'u besojmë këtyre lojtarëve të rinj të talentuar. Ndonjëherë njerëzit nuk kanë durim, por për ne është e rëndësishme të kemi durim. Edhe kur nuk fitojmë”, tha më tutje trajneri argjentinas.

Pas shtatë xhirove në Premier Ligë, Chelsea ka tetë pikë dhe renditet në vendin e 11-të në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat