Ferrero rikthehet të flasë për Sampdorian

Futboll

Ferrero rikthehet të flasë për Sampdorian

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 18:36
Ferrero

Ferrero rikthehet të flasë për Sampdorian

Ish-presidenti karizmatik i Sampdorias, Massimo Ferrero është rikthyer të flasë për klubin gjenovez, që po përjeton një moment mjaft të vështirë edhe në Serinë B, duke marrë vetëm tre pikë në 8 ndeshje të luajtura.

Ferrero ka sulmuar pronarin aktual të klubit, Andrea Radrizzani dhe ka deklaruar se e dinte që shumë shpejt tifozët e Sampdorias do ‘ta qanin’.

“Unë e dija që do të më qanin mua, por nuk e prisja që gjërat të shkonin keq kaq shpejt. Radrizzani nuk ka para dhe po kërkon një shoqëri që të investojë. Ua gjej unë atë shoqëri, por mjafton që ta pranojnë që nuk kanë para dhe të mos na bëjnë më qesharakë, tha Ferrero.

Një kritikë ish-presidenti i Sampdorias e ka pasur edhe për Andrea Pirlon, trajnerin aktual të klubit, që po shfaqet shumë larg pritshmërive.

“Pirlo është njeri dhe trajner i zoti, por nuk duhej të kishte pranuar, Lojtarët Sampdoria i kishte, por i dha në huazim dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë gjendje”, tha ish-presidenti.

Ferrero mbylli deklaratën e tij duke thënë se klubin e kishte shitur me zemër të thyer dhe se në 10 vite e kishte mbajtur në nivele të larta, duke e çuar edhe në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat