Juventus pret përgjigjen

Futboll

Juventus pret përgjigjen

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 23:41
Paul Pogba

Paul Pogba mban në “ajër” planet e trajnerit Massimiliano Allegri të Juventus.

Mesfushori pret të marrë përgjigjen e analizave të dopingut ditën e enjte dhe më pas klubi do të ndërtojë strategjinë në bazë të pikërisht atyre analizave.

Nëse Pogba “ia hedh”, atëherë trajneri Allegri do ta mirëpresë dhe do të riintegrojë në organikë.

Stafi teknik e konsideron francezin si një element të rëndësishëm, mirëpo në rast të kundërt dhe nëse analizat konfirmojnë se Pogba ka përdorur doping, atëherë Juventus do të lëvizë në merkaton e janarit.

Alternativat janë disa dhe një ndër më të preferuarit është Pierre-Emile Hojbjerg.

Ndërsa në listë janë edhe dy të tjerë mesfushorë nga Tottenham si Sarr apo Bissouma, por kjo dyshe është disi më pak e preferuar pasi do të jenë të impenjuar në Kupën e Afrikës me kombëtaret e Senegalit dhe Malit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat