Brighton zgjat bashkëpunimin me titullarin, detajet

Futboll

Brighton zgjat bashkëpunimin me titullarin, detajet

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:13
Brighton

Drejtuesit e Brightonit kanë arritur akordin për rinovimin me Kaoru Mitoman, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Robert De Zerbit.

Sulmuesi i majtë, i cili është një ndër më të dalluarit edhe te kombëtarja e Japonisë, do të rinovojë për 5 vite të tjera.

Marrëveshja nga e cila do të përfitojë rreth 80 mijë paund në javë. Mitoma numëron 3 gola dhe po kaq asiste në këtë sezon në Premier League.

26-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit, trajneri italian dhe tifozët e Brightonit. Tani pritet vetëm zyrtarizimi dhe firma mbi kontratën e re.

Çfarë deklaroi Mitoma në fundin e sezonit të kaluar? Kur emri i tij u lidh me një transferim te Chelsea. Ndërkohë që ka pëlqim edhe nga Liverpool e United.

“Qyteti ka një klimë të mirë, deti është afër, kështu që është një vend vërtet i mirë për të jetuar. Më pëlqen të jetoj këtu.

Tifozët na mbështetin si në shtëpi ashtu edhe në takimet jashtë fushe”, u shpreh futbollisti i Brightonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat