Foden i mahnitur nga Alvarez

Futboll

Foden i mahnitur nga Alvarez

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:51
Foden e Alvarez

“Qytetarët” e Manchester City po vijon të tregojë se e meriton titullin kampion të Evropës, teksa mbrëmjen e së mërkurës mundi me rezultatin e thellë, 1 me 3, “demat” e RB Leipzig, në përballjen e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Padyshim hero i sfidës ishte argjentinasi, Julian Alvarez, i cili shënoi 1 gol dhe asistoi një tjetër, duke “vulosur” fitoren e skuadrës së tij. Këtë gjë e konfirmoi dhe “fantazisti” i sulmit, Phil Foden, i cili për mediat pas ndeshjes nuk munguan as “elozhet” për shokun e tij të skuadrës.

“Herën e fundit që u përballëm me Leipzig ishin shumë të mirë në pjesën e parë dhe në të dytën.

Gjysma e tyre e ngritën më tej nivelin e tyre, kështu që në gjysmë të lojës frika jonë ishte se kjo do të ndodhte përsëri.

Trajneri na tha të jemi gati sepse do të dilnin nga dhoma e zhveshjes duke luajtur me 200%.

Ata shënuan golin e barazimit që në fillim dhe nuk ishte ideale, por mendoj se mënyra se si ne reaguam dhe e kontrolluam lojën ishte e pabesueshme.

Ishte magjike. Julian është fantastik këtë sezon, ai po shënon shumë dhe sigurisht që është njeriu ku duhet të mbështetet për gola të rëndësishëm. Jam i lumtur për të, sepse ai erdhi dhe ndryshoi ndeshjen. Ai është një lojtar vërtet i rëndësishëm për ne”,- u shpreh “fantazisti” anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat