Torres: Vlen një gjysmë bilete

Futboll

Torres: Vlen një gjysmë bilete

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:01
Torres

Ferran Torres edhe një herë tjetër ka rezultuar vendimtar për Barcelonën në suksesin e arritur në Porto.

Ka qenë goli i tij që i ka dhënë një fitore të vuajtur, por shumë të çmuar skuadrës së drejtuar nga Ksavi Hernandez.

Pas ndeshjes ai kakomentuar fitoren dhe golin.

“Që para takimit kishim biseduar mes nesh dhe e kishim parashikuar se na priste një përballje shumë e fortë. Gjithashtu e dinim se në Porto mund të arrinim një gjysmë bilete kualifikimi. Kemi vuajtur shumë, por në fund ia kemi dalë.

Kjo është një provë force dhe pjekurie për ne. Ishim dhe disi me fat në golin tonë, por në futboll duhet të përfitosh edhe nga gabimet e rivalit”, tha Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat