Dimarco: Ëndërroj të bëhem flamur i Interit

Futboll

Dimarco: Ëndërroj të bëhem flamur i Interit

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:18
Federico Dimarco

Federico Dimarco foli ekskluzivisht në “Sportmediaset” për fillimin e shkëlqyer të sezonit të Interit, protagonist si në kampionatin italian, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve: “Fakti i të qenit argëtues, të punuarit shumë dhe mirë është sekreti ynë. Po bëjmë mirë, mund të bëjmë edhe më mirë”.

Për rivalët e titullit: “Napoli sigurisht, sepse fitoi sezonin e kaluar, pastaj janë Milani dhe Juve. Të gjithë do të luftojmë për titullin deri në fund”. Dashuria për Interin: “Rinovimi? Shpresoj se po, ëndrra ime është të bëhem flamur i Interit. Qëllimi im është të luaj për Interin dhe nuk shoh asnjë problem nga këtu e tutje”.

Vullneti i palëve është i qartë, marrëveshja thjesht një formalitet. Dimarco kërkon të qëndrojë tek Interi, Marotta nuk dëshiron ta humbasë lojtarin.

Mbrojtësi italian, 25 vjeç, foli edhe për udhëtimin e tij në Stamboll, në finalen e Champions League, sezonin e kaluar: “Ajo që bëmë sezonin e kaluar është e jashtëzakonshme. Historia e Interit flet qartë, nuk ndodh shpesh që të arrijmë deri në fund të një kompeticioni të tillë.

Mendoj se këtë sezon duhet ta rifillojmë nga ajo që bëmë sezonin e kaluar. E dimë që nuk është e lehtë, por le të themi se jemi në një moment të mirë, nuk kemi frikë nga askush”.

Ecuria e sezonit të kaluar në kampionat u shënua nga shumë humbje.

Dimarco ka recetën për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës: “Mendoj se sezonin e kaluar ndoshta kemi bërë gabime që nuk kemi menduar ndeshje pas ndeshjeje, por kemi menduar shumë përpara, për ato që kanë më shumë rëndësi. Këtë sezon po mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, diçka thelbësore, sepse nuk mund të nënvlerësojmë askënd”.

Pas Benfica, rruga e Interit në kampionat rinis nga Bologna: “Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, përkundrazi. Asnjëherë nuk është e lehtë pas Champions League”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat