Rose: Herët a vonë do të luhet në Everest

Futboll

Rose: Herët a vonë do të luhet në Everest

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:58
Rose

Kupa e Botës 2030 ka nisur të shkaktojë debate që tani, pasi FIFA njoftoi të mërkurën se organizimi i edicionit të 100-vjetorit do t’i besohet Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, por tre ndeshjet inauguruese do të zhvillohen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj.

Prandaj, disa ekipe do të duhet të përshkojnë disa mijëra kilometra, duke kaluar nga vera evropiane dhe afrikane në dimrin e Amerikës së Jugut.

Referuar këtij informaconi, trajneri i RB Leipzig, Marco Rose i tha hapur kritikat e tij, ndërsa theksoi se duke parë si po shkojnë gjërat shumë shpejt do të luhet edhe në Everest.

“Mendimi im i parë ishte se djemtë do të duhet të bëjnë shumë kilometra.

Kam një pikëpyetje të madhe në kokën time, ne shpikim gjithmonë diçka të veçantë, të ndryshme dhe herët a vonë siç duket do të luajmë në Everest sepse mund të krijojmë një fushë futbolli atje dhe mund të fitojmë para prej saj.

Kur një ose dy shtete prisnin Botërorin, ata organizonin mirë çdo gjë, e kthenin në festë dhe lojtarët lëviznin në distance të shkurtra, diçka që ndoshta nuk do ta shohim më kurrë. Duket se jemi vetëm në fillimin e mashtrimit”-deklaroi Rose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat