Hainer: Kane? Ja sa na ka kushtuar realisht

Futboll

Hainer: Kane? Ja sa na ka kushtuar realisht

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:41
Kane

Ka qenë sigurisht një nga transferimet më të mëdha të merkatos së verës, ai i Harry Kane te Bayern Munich.

Një ndryshim fanelle i kërkuar dhe i realizuar, pavarësisht vështirësive të një negociate që dukej se nuk po zhbllokohej.

Në lidhje me këtë ka folur Herbert Hainer, presidenti i klubit gjerman, i cili ka shpjeguar operacionin nga një këndvështrim financiar.

“Sa na ka kushtuar Kane? Jo shumë, besoj më pak se 100 milionë euro.

Nëse arrijmë objektivat, atëherë do të kalojmë 100 milionët. Megjithatë, duke përjashtuar bonuset, na ka kushtuar shumë më pak”.

Hainer ka qenë i qartë në lidhje me transferimin e Harry Kane në Gjermani, për të cilin Bayern mund të jetë i detyruar të shpenzojë një shumë me tre shifra ose edhe më pak nga sa mendohej.

Sipas mediave më të rëndësishme, marrëveshja me Tottenham-in ishte 104 milionë sterlina, por me sa duket ka disa bonuse sekrete për të cilët pjesa më e madhe nuk ishte në dijeni".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat