​Liverpool-Royale Union SG, formacionet zyrtare

Futboll

​Liverpool-Royale Union SG, formacionet zyrtare

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Liverpoolit dhe Royale Union SG.

Ndeshja e sotme i takon xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Në xhiron e parë, Liverpooli e mposhti LASK me shifrat 3:1, kurse Royale Union SG barazoi 1:1 me Toulouse.

Momentalisht, Liverpooli kryeson Grupin E me tre pikë, krahas Royale Union SG që zë vendin e dytë me vetëm një pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Bajcetic, Gakpo dhe Thiago, kurse te Royale Union SG mungon vetëm Francois.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpooli (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Quansah, Tsimikas; Gravenberch, Endo, Elliott; Salah, Nunez, Jota

Royale Union SG (5-3-2): Moris; Castro-Montes, Mac Allister, Burgess, Machida, Terho; Amani, Vanhoutte, Puertas; Nilsson, Amoura 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat