Beckham: Doja të qëndroja gjithë jetën te Manchester United

Futboll

Beckham: Doja të qëndroja gjithë jetën te Manchester United

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:16
Beckham

Legjenda e futbollit anglez, David Beckham, ka folur për karrierën e tij futbollistike.

Ish-ylli i Manchester Unitedit, PSG-së, Real Madridit dhe Inter Miami, ka thënë se donte që të luante për “Djajtë e Kuq” gjatë terë karrierës së tij.

Beckham thotë se ka qenë fans i klubit nga “Old Traffordi” qysh në moshën 5 vjeçare.

 “Doja të qëndroja te Manchester United gjithë jetën. Kam qenë tifoz i Manchester United që në moshën 5 vjeçare.

Kështu që gjithçka që doja të bëja ishte të luaja gjithë karrierën time në Manchester Untied. Të filloj atje dhe të përfundoj atje”, ka thënë ish-reprezentuesi i “Tre Luanëve”.

Beckham aktualisht është pronar i klubit amerikan, Inter Miami. Madje, ikona angleze është njeriu kryesor në transferimin e Lionel Messit në skuadrën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat