Onana i pakrahasueshëm me De Gean

Futboll

Onana i pakrahasueshëm me De Gean

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 10:24
Onana e De Gean

Andre Onana supozohej të ishte shpëtimtari i Mançester Junajtidit kur u transferua nga Interi këtë verë.

Portieri u pagua 47 milionë paund, shifër fillestare për ta transferuar nga Interi për të zëvendësuar David de Gean për shkak të aftësisë së tij të jashtëzakonshme me topin në këmbë. Por statistikat sugjerojnë se vendimi ishte një gabim i madh për “djajtë”.

Kamerunasi mbërriti në “Old Trafford” për të zëvendësuar De Gean, i cili sezonin më parë kishte fituar çmimin “Doreza e Artë” në Premier Ligë.

Spanjolli kaloi mbi 12 vjet në Mançester dhe dikur cilësohej portieri më i mirë në botë. Por me kalimin e kohës u vunë në dyshim aftësitë e tij për lojën me këmbë dhe shumë kritikë të tij thoshin se ai nuk e plotëson kushtin e të ashtuquajturit “portieri modern”.

Si rezultat i kësaj, Ten Hag mori vendimin e prerë për ta zëvendësuar De Gean, por statistikat kanë treguar se njeriu që mbushi dorezat e tij është dukshëm më keq. Kur krahasohet minutazhi i Onanës me tri sezonet e fundit të De Geas te Junajtidi, ka një pabarazi të qartë mes dyshes kur bëhet fjalë për statistikat vendimtare.

Blerja e re e Ten Hagut ka pësuar mesatarisht 1.8 gola për ndeshje në portën e Mançesterit, ndërsa De Gea ka pësuar mesatarisht vetëm 1.23 gola për ndeshje. Onana gjithashtu ka bërë gabime që kur iu bashkua gjigantëve të Mançesterit dhe aktualisht është mesatarisht një gabim që çon në një gol çdo dhjetë ndeshje, krahasuar me De Gean që dhuronte një gol në 20 ndeshje.

Për më tepër, ish-portieri i Ajaksit po pret vetëm 65.7 për qind të gjuajtjeve me të cilat përballet, krahasuar me De Gean, i cili mbajti larg rrjetës së tij 70 për qind të goditjeve në portë.

Tifozët mund të këmbëngulin se Onana u transferua për aftësinë e tij për të përdorur këmbët shumë më mirë se njeriu që zëvendësoi.

Por statistikat e humbjes 3-2 të Mançester Junajtidit ndaj Gallatasarajit në Champions në mesjavë, tregojnë një shpërndarje tronditëse të lojës nga portieri.

Vetëm 57 për qind e pasimeve të Onanës kundër skuadrës turke gjetën një lojtar të Mançesterit me 16 topa që nuk gjetën objektivin. Ai ishte fajtor edhe për penalltinë e Gallatasarajit, duke provokuar kartonin e kuq të Kasemiros.

Durimi i tifozëve po sprovohet pas disa paraqitjes të dobëta të numrit 24. Disa i kanë kujtuar klubit se 32- vjeçari De Gea është ende pa skuadër dhe ata mund ta nënshkruajnë sërish..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat