Boca Juniors mposht Palmeiras, klasike botërore në finalen e Kupës Libertadores!

Futboll

Boca Juniors mposht Palmeiras, klasike botërore në finalen e Kupës Libertadores!

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Pas Fluminenses, Boca Juniors është finalistja e dytë e Kupës Libertadores për vitin 2023. Argjentinasit iu falën serisë së 11-metërshave në ndeshjen ndaj Palmeiras teksa skuadra e drejtuar nga Jorge Almiron u tregua më e saktë, duke prekur finalen e madhe të kompeticionit.

Me sfidën e parë në Buenos Aires të mbyllur në barazim pa gola 0-0, gjithçka do të luhej në aktin e dytë në “Allian Parque” të Sao Paolo-s.

Sfida nisi shumë e ekuilibruar, por pas 23 minutash lojë Edinson Cavani shënoi golin e avantazhit për Bocan. “El Matador” shfrytëzoi në maksimum asistin e dhënë nga Miguel Merentiel duke shtyrë topin drejt rrjetës. Në këto shifra u mbyll fragmenti i parë i ndeshjes.

Në pjesën e dytë Palmeiras u hodh e gjitha në sulm dhe pas një kartoni të kuq të Marcus Rojo, vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 73-të, me anë të Joaquin Piquerez. Më pas frika për të mos humbur ndeshjen detyroi skuadrat që gjysmëfinalen e dytë ta dërgonin në goditjet e penalltive. Cavani goditi i pari për Bocan, por tentativa e tij u prit nga portieri Ëeverton.

Në krahun tjetër Palmeiras jo vetëm që nuk përfitoi për të marrë avantazhin, por nuk u treguan të saktë në 2 goditje rresht, kjo për meritë të gardianit argjentinas Sergio Romero. Në fund Guillermo Fernandez i dha fund takimit me penalltine e pestë duke zyrtarizuar Boca Juniors si finalisten e dytë të kompeticionit. Në finale e madhe do të kemi një klasike të futbollit botëror, si Fluminense nga Brazili dhe Boca Juniors nga Argjentina. Sfida përmbyllëse e eventit do të luhet më datë 4 nëntor në Rio De Janeiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat