Zdravko Mamiq reagon nga arratia pas humbjes së Dinamos në Kosovë

Futboll

Zdravko Mamiq reagon nga arratia pas humbjes së Dinamos në Kosovë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2023 Në ora: 16:00
Zdravko Mamiq

Zdravko Mamiq aktualisht ndodhet në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u arratis para se të dënohej me gjashtë vjet e gjysmë burg për përvetësim të së paku 116 milionë kuna nga klubi’, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Zdravko Mamiq shfaqet në rrjetet sociale pas disfatës së hidhur të Dinamos së Zagrebit ndaj Ballkanit (2:0) në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Conference League. 

Humbja është edhe më e vështirë pasi pasoi derbin e humbur ndaj Hajdukut në xhiron e fundit të kampionatit kroat.

Mamiqit, pushteti në Dinamo i mbaroi pasi Kuvendi më në fund zgjodhi Bordin e ri Mbikëqyrës dhe Ekzekutiv, është deklaruar në Facebook jo me fjalë, por me këngë. 

Ai në profilin e tij ka publikuar këngën Molla e Kuqe “I ka hedhur krejt në lumë".

Publiku në rrjetet sociale ka reaguar me një lum komentesh, ndër të cilët nuk kanë munguar ata që kanë kërkuar kthimin e tij në Zagreb për të “shpëtuar Dinamon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat