Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të, është tejet i talentuar

Futboll

Pochettino për Brojën: Ne besojmë në të, është tejet i talentuar

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:41
Mauricio Pochettino dhe Armando Broja

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka lavdëruar yllin shqiptar, Armando Broja, duke thënë se të gjithë në skuadër besojnë në të.

Së fundmi Broja u rikthye nga një lëndim i rëndë në gju, dhe rikthimin e tij e shënoi me gol ndaj skuadrës së Fulham në Premier Ligë.

Broja shihet vazhdimisht si e ardhmja e sulmit të Chelseat, dhe trajneri Pochettino e ka konfirmuar besimin që e ka në yllin shqiptar.

“Ne besojmë në të, ai ka një potencial tejet të madh. Gjithçka qëndron te fakti se si rikuperohet ai nga lëndimi i tij i madh. Ai është një lojtar tejet i talentuar. Ne besojmë në të, prandaj ai luajti kundër Fulhamit. Tani atij i nevojitet kohë për tu ndjerë i kompletuar”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat