Shqiptari gjen golin e parë në Bundesliga dhe i jep një pikë Mainz-it

Futboll

Shqiptari gjen golin e parë në Bundesliga dhe i jep një pikë Mainz-it

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 23:41
Brajan Gruda

Sulmuesi me origjinë shqiptare i skuadrës së Mainz, Brajan Gruda ka gjetur golin e parë në një ndeshje zyrtare dhe në Bundesliga.

19-vjeçari realizoi një goditje spektakolare mbrëmjen e kësaj të premteje, duke kontribuuar në pikën e marrë nga ekipi i tij në barazimin 2-2 në transfertën e Monchengladbach.

Ndërsa vendasit ishin në avantazh, pas golit të shënuar nga Neuhaus në minutën e 22’, Gruda barazoi për miqtë në minutën e 24’ me një super gol.

Në pjesën e dytë u realizuan edhe dy gola me Barkok për miqtë në minutën e 75’ dhe Scally që barazoi për vendasit në minutën e 88’.

Pas javës së shtatë të Bundesliga Monchengladbach renditet në vend të 12-të me gjashtë pikë, teksa Mainz i Grudës në vend të 17-të me dy pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat