Ibra: Mourinho nuk është arrogant, ka mentalitet të fortë dhe qëndrueshmëri

Futboll

Ibra: Mourinho nuk është arrogant, ka mentalitet të fortë dhe qëndrueshmëri

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 11:13
Zlatan Ibrahimoviç e Jose Mourinho

Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për rrugëtimin e tij në botën e futbollit dhe personazhet e tjetër të këtij sporti me të cilët ka punuar.

Suedezi i la një hapësirë të veçantë në intervistën e tij trajnerin Jose Mourinho, me të cilin ka punuar te Interi.

Ibrahimovic theksoi se portugezi është shumë i qëndrueshëm dhe sipas ish-sulmuesit, tekniku i Romës nuk është aspak arrogant.

“Nuk kam parë kurrë arrogancë tek ai, por qëndrueshmëri dhe besim në atë që thotë dhe bën.

E takova te Interi. Unë vija nga përvoja e Capello-s, i cili ishte një trajner me një mentalitet shumë të fortë. Mourinho më ulte çdo ditë për të më ndihmuar që të shkoja në majë. Ai më krijoi mentalitetin e të mos qenurit kurrë i kënaqur me veten.”-tha Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat