Inzaghi nuk përmbahet: Jam shumë i inatosur

Futboll

Inzaghi nuk përmbahet: Jam shumë i inatosur

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 19:42
Inzaghi

Interit i ka shpëtuar fitorja nga duart në ndeshjen e sotme ndaj Bolonjës dhe tani rrezikojnë të humbasin edhe kreun në Serinë A.

Zikaltrit ishin në avantazh të dy golave, por më pas u arritën nga kundërshtarët të cilët siguruan një pikë të rëndësishme në transfertë.

Për trajnerin Inzagi, kjo ishte e papranueshme pasi kishte treguar se skuadra nuk kishte qenë e përqendruar siç duhej në këtë duel.

“Ajo që ndodhi është se duhet të ishim më të përqendruar. Açerbi ishte pak më i avancuar, humbëm një përplasje, një lojtar kalon topin sipër dhe nuk ia dalim të ndërhyjmë.

E kemi lexuar gabim situatën, duhej të lëviznim më mirë dhe pësuam golin e 2-2 që është një situatë e rëndë, si ai i 2-1.

Futbolli italian nuk të fal, pasi dëshironim një rezultat tjetër dhe është hera e dytë që në shtëpi jemi në avantazh në pushimin e ndeshjes dhe pastaj nuk sigurojmë ndeshjen.

Jemi të gjithë të inatosur dhe kur të kthehemi, do të flasim për situatat që nuk kanë shkuar mirë”, turfulloi Inzagi para gazetarëve në fund të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat