Haaland u vë syrin 260 golave të Shearerit

Futboll

Haaland u vë syrin 260 golave të Shearerit

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 11:21
Manchester City

Erling Haaland provokon se ai mund të eklipsojë rekordin e golave të Alan Shearerit  në Premier Ligë përpara se marrëveshja e tij aktuale me Manchester Cityn të përfundojë në vitin 2027.

23-vjeçari shijoi një sezon debutues plot rekorde në Angli, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke fituar tripletën.

Ai vendosi rekordin e ri në Premier Ligë, duke shënuar 36 herë dhe thyer rekordin e vendosur nga Alan Shearer dhe Endi Kol në shtatë ndeshje më pak.

Këtyre u shtohen edhe 8 golat e këtij sezoni që e kanë dërguar totalin në 44 nga 42 ndeshje.

Alan Shearer  ka shënuar 260 gola në total, por i pyetur gjatë një interviste për “The Telegraph” nëse ai do të tentojë të thyejë rekordin absolut të ish-sulmuesit të Njukasëllit, norvegjezi tha me humor: “Kur përfundon kontrata ime? Kanë ngelur tri vjet e 10 muaj?

Pra, ka ende kohë për ta bërë atë, apo jo?”.

Sulmuesi i Cityt më pas u bë serioz: “Kjo është diçka që nuk mund ta mendosh. Duhet të mendosh për ndeshjen e radhës, sezonin, dhe më pas këto gjëra vijnë pas një kohe. Por nëse do të jem edhe 15 vite të tjera në Angli, atëherë pse jo? Do ta shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat