Pezullohet arbitri i Serie A!

Futboll

Pezullohet arbitri i Serie A!

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 12:38
Luca Sacchi

Pezullohet arbitri i Serie A!

Arbitri i Serisë A Luca Sacchi do të pezullohet për një javë.

Shkak është bërë mungesa e dhënies së dorës ndaj koleges së tij, arbitre anësore në ndeshjen mes Lecces dhe Sassuolos mbrëmjen e të premtes.

Arbitri vendoset në krye të grupit të futbollistëve që ishin gati për të dalë në fushë dhe zgjat dorën për të takuar kapitenin e Lecces, por refuzon atë të arbitres anësore.

Videoja bëri shpejt xhiron e rrjetit dhe Shoqata e Arbitrave në Itali ka vendosur ta pezullojë e ta lërë pa arbitrim në javën e 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat